Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa fëmijë të veshur me uniforma policore, u njoftuan nga afër me përgjegjësitë e profesionit

Gazeta10
22 August 2024 - 13:19

Zyrtarët policor të Stacionit Qendra në Prishtinë, së bashku me një grup fëmijësh të uniformuar, ishin pjesë e një aktiviteti ku të rinjtë përjetuan rolet e policisë.

Projekti “Sot unë, Polic i Kosovës”, me qëllim të afruarit të brezave të rinj me institucionin e sigurisë, po realizohet për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës.

Përmes, një njoftimi për media të Policisë është bërë e ditur se gjatë aktivitetit të sotëm fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me përgjegjësitë e profesionit të policit, si dhe të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë publike, duke shpërndarë fletushka dhe komunikuar me qytetarët.

Sipas Policisë kjo nismë përforcon marrëdhëniet mes Policisë së Kosovës dhe komunitetit, ndërkohë që edukon dhe inspiron brezat e rinj mbi rëndësinë e një shoqërie të sigurt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.