Kanë mbetur vetëm disa orë deri në funeralin e Alexei Navalny dhe ekipi i tij ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës.
Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë.
Sipas saj, ka kërcënime ndaj atyre që pranojnë të marrin trupin e Navalny, raporton BBC.
Funerali do të mbahet sot në periferi të Moskës, dy javë pasi ai vdiq në një burg Arktik.
Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën e Moskës (11:00 GMT).
Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye në orën 16:00.
Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.