
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Tahir Batatina, Sami Sermaxhaj, Taulant Dajaku, Granit Dervisholli dhe Kujtim Zebica.
Gjatë diskutimit për selektorin e ri të kombëtares së Kosovës, foli edhe Sami Sermaxhaj.
Sermaxhaj tha se Alain Giresse është një emër i madh francez, mirëpo te Kosova dështoi.
“Giresse është emër i madh nga Franca, mirëpo nuk do të thotë që si emër i madh, suksesi te Kosova do të ishte i garantuar.”, tha ai.
Në vazhdim, Sermaxhaj foli pak edhe për shkarkimin e Giresse dhe emërimin e Glihas.
“Shkarkimi i Giresse i vonuar, mirëpo i duhur. Emërimi i Glihas i duhur deri në emërimin e dikujt tjetër në krye të Kosovës.” përfundoi ai.