Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dislokimi i trupave të Serbisë në Kosovë, KFOR-i: Jemi duke analizuar kërkesën e tyre

Gazeta10
21 December 2022 - 10:29

Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ende nuk ka kthyer përgjigje për Serbinë lidhur me dislokimin e trupave të Serbisë në Kosovë duke thënë se ende janë duke e analizuar kërkesën e tyre, raporton Gazeta10.

Më tej, bëhet e ditur se KFOR do të vazhdojë të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të lirë.

Tutje, inkurajohet që të vazhdohet me dialog produktiv për të gjetur zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme.

 “Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë mundësinë udhëheqësve për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet  ndër të tjera në komunikatën e fundit për media nga KFOR. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.