
Dita Botërore e Trashëgimisë Audio-vizuale shënohet çdo 27 tetor.
Kjo datë u zgjodh nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audio-vizuale. Dokumentet audio-vizuale, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekujve 20 dhe 21.
Ato ndihmojnë mbrojtjen e identitetit kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur qe nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë. Të gjitha trashëgimitë audio-vizuale në botë janë të rrezikuara, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. /KosovaPress