Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dita e Alfabetit Shqip, Nagavci: Kjo mbetet ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit

Gazeta10
22 November 2022 - 16:59

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot me rastin e shënimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpreh se kjo mbetet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë, raporton Gazeta10.

“Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët. Me përulje e krenari, në ditë të veçantë si kjo i kujtojmë të gjithë atdhetarët, intelektualët e albanologët, mësimdhënës e kontribuues, gra dhe burra, të cilët kanë ruajtur të pastër gjuhën shqipe.”, shkroi Nagavci në Facebook.

Ministrja potencoi se gjuha është identitet kombëtar, shpirtëror e kulturor “andaj ta ruajmë e të kujdesemi për të”.

“Gëzuar Ditën e Alfabetit!”, shtoi Nagavci.

Ndryshe, sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili ishte unifikuar 114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit ishte zhvilluar mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të kishin marrë pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres ishte miratuar vendimi që të pranohej alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave, duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ka qenë më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.