
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë bojkotuar pritjen solemne të krerëve shtetëror për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës të organizuar nga presidentja Osmani e kryeministri Kurti.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja Gentiana Gashi direkt nga ceremonia solemne, e cila theksoi se të vetmit që i janë bashkuar këtij eventi, është ambasadori i Arabisë Saudite, ai i Zvicres si dhe gjenerali i KFOR-it, trasmeton Gazeta10.
Derisa tha se në ceremoninë solemne ftesësë i janë përgjigjur politikanë, ministra, deputetë, ish-udhëheqës e përfaqësuesë të shoqërisë civile.
“Kësaj pritje i janë bashkuar politikanë, ish-udhëheqës të vendit, ministra, deputet e përfaqësuesë të shoqërisë civile. Në këtë ngjarje s’është parë prezenca e ambsadorëve të shtetev të QUINT-it. Të vetmit që i janë bashkuar këtij eventi është ai i Arabisë dhe ai i Zvicres. Po ashtu, janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it bashkë me gjenerallin.”, bëri të ditur gazetarja e Kanal10.
Ditë më parë, përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës – i kanë kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës pas përplasjes së protestuesve serb me Policinë e Kosovës, për çka edhe ka ndërhyrë edhe KFOR-i.
Pas kritikave të shumta për qasjen ndaj veriut dhe për raportet me aleatët strategjik, siç janë SHBA-ja, kryeministri Kurti tha se raportet janë të shkëlqyera, por ka raste që dallojnë në qasje. /Gazeta10