Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Dita e katërt e dëshmisë së anëtarit të LDK-së, Jakup Krasniqi nuk gjendet në sallë

Gazeta10
20 April 2023 - 10:43

Në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve , ka filluar dita e katërt e  dëgjimit të dëshmitarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për publikun.

 Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitarit së dytë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve  është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun.

Gjatë gjykimit sot në sallë nuk do të jete prezent Jakup Krasniqi, shkaqet nuk dihen ende se pse nuk do të jete prezent por ai do ta ndjek seancën përmes një videolidhje.

Krasniqi gjithashtu para dy dite ka lëshuar seancën për arsye se nuk ndihej mirë me shëndet.

Ndryshe, të hënën, në Dhomat e Specializuara ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja e parë, e cila po ashtu ishte dëgjuar në seancë private.

Pjesa më e madhe e kësaj dëshmie  është mbajtur e mbyllur që kur ka filluar.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të Prokurorisë dhe Mbrojtjes.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.