Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dita e Presidentit”, Osmani: Klinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët më të vështira

Gazeta10
20 February 2023 - 18:52

Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së e kanë shënuar sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe nxënësit e shkollës “Xhemail Mustafa”, para shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Osmani deklaroi mes tjerash se në momentet më të vështira, presidenti Klinton ishte kthyer në zërin e popullit të Kosovës.

“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë.” – tha Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.