Gazeta10

Ditë historike për Lazim Destanin, fillon jetësimin fabrika e prodhimit të veturave elektrike në Tetovë

Në Tetovë është vënë sot gurëthemeli i një fabrike të re për prodhimin e veturave elektrike e.GO, investim i familjes së Lazim Destani. Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar është shprehur i emocionuar me këtë invesim të madh të familjes së tij.

“Si sot para 50 viteve mora rrugën e mërgimit për në Gjermani dhe sot jam shumë i lumtur që po sjelli një investim nga Gjermania këtu“, ka thënë ai me plotë emocione. 

“Fakti që më gëzon shumë është që në këtë fabrikë do të punësohen shumë të ri dhe të reja. Ajo që vlen të theksohet është që afaristët nga diaspora janë më se të obliguar që të investojnë në vendin e tyre për të mbajtur rininë në vendin tonë. Sot është një ditë historike për mua sepse në Tetovë po sjellim makinat e së ardhmes dhe këtë ia kam kërkuar gjithmonë bordit të kompanisë, që kompania jonë të mos shohë konkurrencë por të shohim risi drejt së ardhmes le ta shijojmë së bashku futjen e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve për prodhimin e makinave të avancuara teknologjike elektrike“, ka thënë Lazim Destani.

I pranishëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se “ky projekt ka mbështetjen edhe të qeverisë së Maqedonisë së Veriut me 130 milionë euro”.  Në këtë fabrikë pritet të punësohen 900 veta.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë