Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Djali i ish-ushtarit të UÇK-së nga Skënderaj lëshon Kosovën për një jetë më të mirë

Gazeta10
11 November 2022 - 8:43

Të rinjtë kosovar po vazhdojnë ta lëshojnë vendin e tyre, në kërkim të një jete me kushte më të mira.

Një rast i tillë është edhe ai me Leotrim Malën djalin e ish-ushtarit të UÇK-së, raporton Gazeta10.

Ai përloti me anë të një shkrimi të fundit që ia bëri kushtuar Kosovës: “Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e roberuar nga Komandantët e thirrur”.

Postimi i plotë:

“Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e robëruar nga Komandantwt e thirrur” shkruan i riu nga Skenderaji qe leshoi Kosovën për një jetë me të mirë.

U linda në një shtet menjëherë të dalur nga lufta, njerëzit ishin të gëzuar e më plotë ambicie për të jetuar në shtetin tone tani të lirë, ishim të gëzuar sepse u çliruam nga okupatori serb e që ky regjim nuk u la dëshirë popullit tim të jetojnë në këtë vend.

Djem trima e luana lindi Kosova të cilët u aktivizuan për çlirimin e vendit, disa morën plagë që sot më krenari bartin plagët e lirisë, disa dhanë gjdo gjë edhe jetën duke menduar që po na e sjellin neve lirin, por pas përfundimit të luftës ndodhi aja që më se pakti e kishim pritur u robëruam nga njerëz të cilët duhet të kenë pushtet e pasuri.

Unë si i vogël u rrita nën tregimet e babit tim duke treguar për luftën e UÇK-n që ishte bër për çlirimin e Kosovës, mundohesha ta shpejtoj kohën të rritëm që edhe unë një dit të bëhem ushtar i Kosovës, u rrita më këtë ëndërr e që ishte e pamundur të realizohet sepse duhet nga “ Komandantat” e thirrur ti kesh Migjë, daj apo diçka të afërm familjar ose edhe ti paguash ata e që ti paguash ishte e pamundur për shifrat që kërkonin ata!

Sot pa dëshirën time më duhet ta marrë rrugën e gurbetit

“Faleminderit” juve që na sollët në këto dit jo të mira për neve, falem Kosovë që sot pa dëshirën time po iki por mallkoj ata që na sollën në këto ditë.

Lamtumirë vendi ime gjithmonë kur ti të kesh nevojë unë do të jem ushtari yt, mirë po tani duhet ta ndryshojmë jetën sepse jeta në këtë vend nuk është e sigurt.

Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e robëruar nga “Komandantat” e thirrur!/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.