Gazeta10

“Do ta heqim kokën” – Abazoviç fton Prokurorinë të hetojë kërcënuesit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) që të hetojë akuzat e publikuara, sipas të cilit Abazoviç ka lidhje me anëtarët e një prej klaneve kriminale dhe se ka marrë telefona të koduara përmes një prej grupeve kriminale në Ballkan.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një portal i ngarkuar për të kryer fushatën më të ndyrë kundër meje. Qëllimi i tyre është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare dhe për t’iu shmangur drejtësisë”, shkroi Abazoviç në Telegram.

Ai tha se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për çdo sqarim.

“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të “ma heqin kokën” të nxitojnë”. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim atë që do të vijë”, tha Abazoviç.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë