Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Do t’u japim prioritet zonave më të frekuentuara” – Ademaj për mungesën e trotuareve në Istog

Gazeta10
13 July 2026 - 8:40

Nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, ka folur për mungesën e trotuareve në disa fshatra të komunës, duke theksuar se prioritet do t’u jepet zonave më të frekuentuara për të rritur sigurinë e qytetarëve.

Në një lidhje direkte në emisionin “Adresa e Ankesave”, Ademaj tha se orientimi kryesor i komunës do të jetë investimi në ndriçimin publik dhe ndërtimi i trotuareve në vendet ku ka qarkullim më të madh.

Ai u ndal edhe te fshati Mozhevinë, duke sqaruar se aty dikur ka funksionuar një paralele e ndarë e shkollës, por ajo është mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Sipas tij, nxënësit tashmë vijojnë mësimin në shkollën amë në Istog.

Ademaj theksoi se në Mozhevinë nuk është ndërtuar ndonjë rrugë e re kryesore, ndërsa ekziston vetëm një segment i shkurtër rrugor. Megjithatë, ai tha se kërkesa e banorëve për ndërtimin e trotuareve është legjitime dhe se ato do të realizohen si fazë pas përfundimit të rrugëve kryesore, së bashku me ndriçimin publik aty ku është e mundur.

“Jemi në zgjerim të vazhdueshëm të rrjetit të trotuareve, por duke marrë parasysh mundësitë buxhetore që ka komuna, duhet të bëjmë një planifikim më të detajuar dhe t’u japim prioritet zonave që janë më të frekuentuara për shkak të sigurisë së përgjithshme”, deklaroi Ademaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.