
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërkon alibi për mospërmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, raporton Gazeta10.
Dodik ka thënë se politika e Bosnje e Herecgovinës nuk diktohet nga jashtë dhe as nga Beogradi siç po pretendon Kurti.
“Republika Srpska ka qeverinë e saj, të cilën e merr në zgjedhje demokratike, dhe politika e saj nuk është e diktuar nga jashtë, as nga Beogradi siç sugjerohet nga Kurti”, theksoi Dodik, shkruan Tanjgu, transmeton Gazeta10.
Më tej, ai ka thënë se Kosova e ka marrë për obligim formimin e ASK-së me marrëveshjen e Brukselit.
“Ai ka theksuar se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, Prishtina ka marrë përsipër të formojë një bashkim të komunave serbe, gjë që Kurti e refuzon me këmbëngulje dhe që nuk ka të bëjë fare me Republikën Srpska apo Serbi. Dodik tha se barra e Kurtit mbi Beogradin dhe kërkimi i tij këmbëngulës i fajit në Beograd është plotësisht i kuptueshëm nëse dihet se ai ia ka vjedhur Serbisë shtetin e tij të rremë dhe tani duhet të bërtasë “mbajeni hajdutin” në rajon”. / Gazeta10.