Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Gazeta10
12 October 2026 - 9:16

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, kanë ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar. Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe zbatimin e legjislacionit doganor, me qëllim të garantimit të një tregu të rregullt, konkurrencës së drejtë dhe mbrojtjes së interesit publik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.