Lajme

Dogana kap mbi 1 mijë e 400 pije të kontrabanduara në Jarinje

Gazeta10
25 Gusht 2024 - 18:49

Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandimin me 1,420 litrave të pijeve të ndryshme, në pikën kufitare në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan, ndonëse shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.

Kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë,

Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:

Birra rreth 750 litra;

Pije energjike rreth 200 litra;

Pije të gazuara rreth 120 litra;

Lëngje te ndryshme 350 litra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.