Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Dogana parandalon mallëra të falsifikuara

Gazeta10
28 September 2022 - 16:32

Oficerët doganor gjatë muajit shtator kanë ndërmarrë veprime në mbrotjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallërave të falsifikuara.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një njoftim për media, ku si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallërat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”.

“Mallërat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.