Gazeta10

Dokumentar i ri për Hagën: Prokuroria Speciale bashkëpunoi në vazhdimësi me autoritetet serbe (Video)

Një dokumentar i ri hedh dritë për të tjera zhvillime që kanë ndodhur me procesin e gjykimit të ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

Dokumentari “Historia sekrete e ndikimit serb në Hagë” prodhim i Opinion TV Klan dhe Albaian Post është transmetuar në mediat shqiptare. Aty flasin disa protagonist të kohës, ekspertë e avokatë që argumentojnë se si “të gjithë kryeprokurorët e Gjykatës Speciale bashkëpunuan me autoritetet serbe në përpilimin e aktakuzës”.

Po ashtu, dokumentari flet edhe për pretendimet e forta që Specialja kishte një zyrë në Beograd, dhe aktakuza është krejt ndryshe nga pretendimet fillestare të raportit të Dick Martyt për trafikim të organeve.

Pak muaj më parë, në emisionin “Opinion” në Tv Klan është transmetuar një dokumentar, i cili fokusohej tek Gjykata Speciale e Hagës, e cila po gjykon 4 nga drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin Hashim Thaçi, firmëtar i Rambujesë dhe njëkohësisht lexues i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ish-Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, ish-Kryetarin e Kuvendit dhe ish-Kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe ish-Deputetin Rexhep Selimi.

Në dokumentarin e parë, emisioni “Opinion” është fokusuar tek procedura e Gjykatës Speciale, por dokumentari i transmetuar mbrëmjen e sotme, i cili është përgatitur në Kosovë, në mënyrë shumë interesante investigohet si ka ndërhyrë Serbia ose akuzat serbe në Gjykatën e Hagës, si janë përgatitur këto akuza për të çuar përpara drejtësisë 4 drejtuesit e lartë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo për krime personale, por për formën e komandimit, si organiziator të UÇK-së.

Dokumentari i plotë:

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut