Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Donald Trump refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në hetimin e Nju Jorkut

Gazeta10
10 Gusht 2022 - 20:49

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve si pjesë e një hetimi në Nju Jork për biznesin e familjes së tij, shkruan BBC News, transmeton Gazeta10.

Zyrtarët shtetërorë akuzojnë Organizatën Trump se ka mashtruar autoritetet në lidhje me vlerën e aseteve të saj në mënyrë që të marrë kredi të favorshme dhe lehtësime tatimore. Ndërsa, Trump mohoi këto akuza dhe e ka përshkruar hetimin civil si një ‘gjueti shtrigash’.

“Unë nuk pranova t’u përgjigjem pyetjeve në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që i jepen çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”, shkruan BBC News.

Donald Trump në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut për t’u marrë në pyetje të mërkurën/GETTY IMAGES

Depozitimi i tij vjen vetëm disa ditë pasi FBI lëshoi një urdhër kërkimi të paprecedentë në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, si pjesë e një hetimi të veçantë për trajtimin e tij të të dhënave të klasifikuara, shkruan BBC News. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.