Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Donika Gërvalla: Dyshimet për manipulim votash nuk janë për t’u adresuar publikisht pa interes institucional

Gazeta10
08 Janar 2026 - 21:30

Kryetarja e Listës GUXO, Donika Gërvalla ka deklaruar se ka dyshime lidhur me manipulimin e votave në zgjedhjet e shkurtit në Kosovë, por ka theksuar se ato nuk janë çështje që duhet të trajtohen publikisht pa pasur një interesim zyrtar për t’u sqaruar.

E ftuar në emisionin Politiko, Gërvalla u shpreh se vendi i duhur për shprehjen e këtyre dyshimeve është vetëm atëherë kur institucionet kompetente tregojnë interes për t’i trajtuar ato.

“Unë i kam dyshimet e mia, por nuk është publikisht vendi ku duhet shprehur ato. Vendi është aty ku, nëse dikush është i interesuar të na pyesë se ku mund t’i shfaqim,” deklaroi ajo.

Gërvalla shtoi se bëhet fjalë për eksponentë të caktuar, të cilët sipas saj aktualisht janë të arrestuar për çështje të tjera, megjithëse jo drejtpërdrejt për manipulim zgjedhor.

Donika Gërvalla: Manipulimi i votave me postë në zgjedhjet e shkurtit e ka origjinën në Kosovë, jo jashtë vendit

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.