
Kryetarja e partisë GUXO, Donika Gërvalla ka deklaruar se manipulimi i votave me postë gjatë procesit zgjedhor të muajit shkurt nuk ka ardhur nga diaspora, por nga vetë Kosova, shkruan Gazeta 10.
Gërvalla në Politiko, tha se ka një ide të qartë se si ka ndodhur manipulimi, por theksoi se gjatë proceseve hetimore është më e udhës të ruhet heshtja publike.
“Unë e kam një ide se si ka ardhur deri te manipulimi, mirëpo kur ka procese hetimore është mirë të heshtet në publik”, u shpreh ajo.
Sipas Gërvallës, burimi i keqpërdorimit të votave me postë ka qenë brenda Kosovës, konkretisht në Pejë, e jo në qytete të Gjermanisë si Hamburgu.
“Votat kanë shku nga Peja, nuk kanë shku nga Hamburgu. Ato janë plotësuar në Pejë dhe janë hedhur në postë në periferi të Shtutgardit”, deklaroi ajo në Politiko.
Gërvalla theksoi se nëse ekziston vullnet serioz nga organet e drejtësisë, manipulimi mund të zbardhet lehtësisht.
“Teknikisht është shumë lehtë e vërtetueshme se si ka ardhur deri te manipulimi i atyre votave, nëse ka interesim të organeve të drejtësisë”, përfundoi ajo.Gazeta 10
Deklarata e plotë: