
Policia ka njoftuar se një burrë është dorëzuar në polici nën dyshimet se pas një mosmarrëveshje në trafik ka therur me thikë një person të gjinisë mashkullore në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Në raportin e PK-së thuhet se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 14.01.2023-17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në proces hetimor./Gazeta10