Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dragusha: Ballkani me plotë meritë kampion, ky kampionat më i miri ndonjëherë

Gazeta10
21 May 2023 - 22:44

Gjatë diskutimit rreth shpalljes së Ballkanit kampion në Superligën e Kosovës, Dragusha poashtu tha se Drita ka qenë faktor që suharekasit të shpallen kampion.

“Këtij suksesi të Ballkanit ia ka ndihmuar edhe Drita. Që nga fillimi kam thënë se Drita është ekipi më I fortë këtë vit duke e ditur që Ballkani do të luajë në grupe dhe lodhja do ta bëjë të vetën.”, tha fillimisht Dragusha.

Tutje, ai tha se Ballkani me plotë meritë është shpallur kampion i Superligës së Kosovës.

“Ballkani është shpallur me plotë meritë kampion dhe mendoj që më vështirë është me mbrojt titullin sesa ta fitosh për herë të parë. Për ne si tifozë është mirë që të definohet sa më vonë kampioni. Ky kampionat ka qenë më i miri ndonjëherë.”, përfundoi Dragusha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.