Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dragusha: Drita është dashur të fitojë sot, barazimi jep shpresë te Liria

Gazeta10
29 October 2023 - 22:54

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Muhamet Dragusha, trajner dhe ish-futbollist i mirënjohur në futbollin kosovar.

“Duke marrë parasysh statistikat e ndeshjeve të fundit, Drita është dashur të fitojë në ndeshjen e sotme ndaj Lirisë. Mirëpo, vetkënaqësia te lojtarët po e penalizon skuadrën gjilanase” – tha ai.

Tutje, ai foli edhe për klubin e Lirisë dhe paraqitjen e tyre në Superligë deri më tani këtë sezon.

“Pavarësisht organizimit të madh dhe investimeve të mëdha, nga Liria nuk kemi parë asgjë deri më tani këtë sezon. Ky barazim ndaj Dritës do të jetë si një ‘infuzion’ për Lirinë në vazhdim këtë sezon, pas rezultateve të dobëta këtë fillim sezoni” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.