
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Alban Dragusha (trajner), Tahir Lushtaku (trajner), Behar Maliqi (futbollist) dhe Albin Berisha (futbollist).
Gjatë diskutimit për skuadrën e Gjilanit në Superligën e Kosovës, Dragusha tha se faktori kyesor për rezultatet e Gjilanit është Zekerija Ramadani.
“Faktori kryesor për rezultatet e Gjilanit është Zekerija Ramadani që për mua ka bërë punë të jashtzakonshmë në ata muaj kur lojtarët luanin pa paga. Ai diti ta mbaj grupin të bashkuar, dhe ta ruaj pozitën e tretë në tabelë.”, tha fillimisht Dragusha.
Tutje, Dragusha e vlerësoi punën e Ramadanit te Gjilani si sukses më të madh sesa fitimi i tre titujve kampion në Superligën e Kosovës.
“Ky sukses i Ramadanit është më i madh sesa fitimi i titujve me Niklin, Trepçën’89 dhe Prishtinën. Ne e kemi parë sa grup të limituar të lojtarëve ka pasur te Gjilani. Ai iu ka dhënë hapësirë lojtarëve të rinj, dhe për këtë meriton respekt të jashtzakonshëm.”, përfundoi Dragusha.