
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Muhamet Dragusha.
“Skuadra e Gjilanit gjatë këtij fillim sezoni luajti me shumë probleme, me shumë lojtarë të ri, pasi shumica e lojtarëve kryesor u larguan.” – tha ai.
Tutje, “Muja” bëri një parashikim për ekipin gjilanas.
“Gjilani do të rikthehet në pozitën e lartë të tabelës, unë personalisht e shoh të jetë në pozitën e pestë ose të gjashtë në fund të sezonit” – përfundoi ai.