
E diela e parë e vitit të ri 2024, sjellë para ekraneve emisionin e parë “Kampionët” me një super panelë.
Analistit tonë të përhershëm, Bekim Isufit, në studio i janë bashkuar edhe Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Qëndrim Kida.
Në diskutim e sipër, Muhamet Dragusha ka folur për lojtarët e Superligës.
“Lumbardh Dellova meriton të jetë lojtari më i vlerësuar i Superligës së Kosovës, pasi po tregon paraqitje mjaft të mëdha si me Ballkanin, ashtu edhe me Kosovën”
Dragusha, tutje ia caktoi edhe çmimin lojtarit të Ballkanit.
“Për mendimin tim, Lumbardh Dellova meriton të vlerësohet me një shumë prej 2 milionë euro, një çmim qe duhet të shitet nga Ballkani” – përfundoi ai.