
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Gani Sejdiu, Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Florjan Karaqi.
Gjatë diskutimit për krijimin e Ligës U21 në Kosovë, foli edhe Muhamet Dragusha.
“Infrastruktura e dobët në Kosovë është pengesë e madhe për zhvillimin e kësaj lige, pasi Kosova çalon shumë në këtë aspekt”, tha ai.
Në vazhdim, ai foli edhe për aspektet pozitive të krijimit të kësaj lige.
“Kjo ide i konvenon më së shumti lojtarëve të rinnj, ata mund të jenë më afër ekipit të parë dhe integrimi në ekipin senior është shumë më i lehtë për ta”, përfundoi trajneri Dragusha.