
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Artan Osmani, Blendi Memaj, Kushtrim Gashi dhe Muhamet Dragusha.
Gjatë diskutimit për ndeshjet e Kosovës, foli edhe Muhamet Dragusha.
Ai tha se lojtarët duhet të njoftohen me arsyen e mosftesës.
“Lojtarët e Kosovës, duke filluar nga ai që ka luajtur 95% të rasteve si titullas dhe deri te ai që ka qenë reservist gjithmone, duhet të njoftohet me arsyen se pse nuk është ftuar.”, tha Dragusha.
Ky diskutim, nisi pasi Dragusha tha se Valon Berisha nuk është ftuar e as nuk është kontaktuar fare nga FFK-ja.