
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha e Bekim Shotani. Në lidhje direkte është i ftuar edhe Valon Zymberi, drejtor sportiv i Dritës.
Muhamet Dragusha ishte kritik ndaj klubit të Dritës për arsyen e mungesës së tifozërisë së Gjilanit.
“Ishte mëkat i madh që “Skifterat” nuk ishin pjesë e ndeshjes, e kuptoj kryesinë e Dritës që ishte për arsye të sigurisë, mirëpo besoj që është dashur të ketë një zgjidhje tjetër” – tha ai.
Në vazhdim, “Muja” pati disa fjalë edhe për taborin tjetër të tifozëve.
“E përgëzoj tifogrupin “Intelektualët” për mesazhet dhe koreografinë e sotme, janë një tifozëri e respektuar në të gjithë Kosovë, janë të shquar për traditë” – përfundoi ai.