Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dragusha: Po të ishte Arsim Thaqi trajner deri në fund, Drita do të shpallej kampion

Gazeta10
21 May 2023 - 23:08

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Alban Dragusha (trajner), Tahir Lushtaku (trajner), Behar Maliqi (futbollist) dhe Albin Berisha (futbollist).

Gjatë diskutimit rreth formës së Dritës këtë edicion, Dragusha tha se gjilanasit gabimin e parë e bënë kur e larguan Ardian Nuhiun.

“Drita mendoj që gabimin e parë e kanë bërë me Ardian Nuhiun duke e parë se ai ishte kampion vjeshtor, prapë kanë bërë gabim që e larguan Arsim Thaqin nga posti i trajnerit.”, tha Dragusha fillimisht.

Tutje, ai tha se po të kishte qëndruar Arsim Thaqi në krye të klubit deri në fund Drita me shumë mundësi do të shpallej kampion i Superligës.

“Po të ishte Arsim Thaqi trajner deri në fund, Drita me shume mundësi do të shpallej kampion, por ata e dinë më mirë pasi e kanë vlerësuar kështu. Drita për mua mbetet klubi më i organizuar në ligë, dhe nëse vazhdon edhe vitin tjetër me këtë fond të lojtarëve, ata do të jenë favoriti kryesor për t’u shpallur kampion.”, përfundoi Dragusha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.