Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Drake-it i ndodh e papritura, vërshimet ia përmbytin shtëpinë

Gazeta10
17 July 2024 - 9:45

Reperit kanadez me famë ndërkombëtare, Drake, iu është përmbytur shtëpia luksoze si shkak i vërshimeve në Kanada.

“Më mirë të jetë Espresso Martini”, shkroi ai krahas një videoje të shtëpisë së tij të shpërndarë në ‘Instagram’.

Videoja tregon se si shtëpia e tij është përmbytur e tëra nga uji, teksa një person tenton t’i mbyllë dyert dhe largojë ujin.

Toronto e Kanadasë u përfshi nga përmbytjet, për shkak të stuhive të shiut të paralajmëruar në këtë zonë ditë më parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.