Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Drejtori i Policisë jep dorëheqje pas dhunimit të 11-vjeçares

Gazeta10
30 August 2022 - 17:08

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, e ka ofruar dorëheqjen e tij ka bërë të ditur ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla, si arsye për dorëheqje Mehmeti e ka dhënë rastin e dhunimit të 11 vjecares nga 5 persona.

Shkrimi i plotë i ministrit:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z.  Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale

Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.