
Drenica ka arritur fitore të rëndësishme kundër Prishtinës me rezultat 2-1, raporton Gazeta10.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Bajram Aliu”, pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Genc Hamiti, i cili kaloi në epërsi skuadrën nga kryeqyteti.
Drenica arriti të barazoj rezultatin me anë të Gavazaj, i cili e shfrytëzoi gabimin e Gledi Micit dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Skuadra nga Skenderaj nuk u ndal me kaq dhe golin e fitores e gjeti në mionutën e 83-të me golin e shënuar nga Armend Abazi që u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Drenica renditet në pozitën e katërt, ndërsa Prishtina në të tretën, por që të dyja kanë grumbulluar nga 11 pikë. /Gazeta10/