
Komentatori politik Xhavit Drenori, në emisionin Adresa, ka deklaruar se organizimet dhe takimet që po zhvillon Lidhja Demokratike e Kosovës po ngjajnë me fushatat zgjedhore të vitit të kaluar.
Sipas tij, atmosfera e krijuar në këto tubime e karakterizuar nga “lleda” dhe glamour synon të japë përshtypjen se fituesi i zgjedhjeve tashmë është i ditur.
“Këto zgjedhje po përngjajnë me ato të vitit të kaluar, me shumë lleda dhe glamour, që na kanë dhanë përshtypjen se fituesi po dihet”, është shprehur Drenori.
Ai ka shtuar se organizime të tilla mund të ndikojnë në perceptimin e një pjese të elektoratit, duke krijuar idenë e një mbështetjeje të madhe politike, por sipas tij ato nuk janë domosdoshmërisht tregues real të rezultatit zgjedhor apo të vullnetit të qytetarëve.