
Analisti politik Xhavit Drenori, gjatë një debati në emisionin Adresa mbi zhvillimet politike në Kosovë, ka bërë një deklaratë të fortë duke vënë bast publik.
Ai tha se nëse presidentja aktuale Vjosa Osmani i bashkohet Lidhjes Demokratike te Kosovës dhe ky subjekt arrin të fitojë më shumë se 22 ulëse në Kuvend, ai do të tërhiqet nga paraqitjet televizive.
Deklarata u bë gjatë debatit me analistin Arton Demhasaj.
“Hajde hyjmë në bast, kurrë përmbi 22 deputetë. Nëse del ky bllok i përbashkët që i kalon 22 deputetë, unë në këtë studio një vit nuk vij fare”, ka thënë Drenori.