Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drenori: Vizita në Prekaz sinjal për ujdi të mundshme mes VV-së dhe PDK-së

Gazeta10
23 February 2026 - 19:01

Eskortat e kryeministrit Albin Kurti janë parë mbrëmë rrugëve të Skenderaj, çka ka nxitur reagime dhe interpretime politike.

Pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti deklaroi për media se vizita e tij ishte në Prekaz, konkretisht tek Rifat Jashari, në kuadër të organizimeve për Epopesë së UÇK-së.

Megjithatë, analisti politik Xhavit Drenori në Gazeta dha  një interpretim tjetër mbi këtë zhvillim.

Sipas tij, nga mimika dhe gjuha e trupit të kryeministrit është vërejtur se mund të ketë një dakordancë të sigurt me Partia Demokratike e Kosovës.

“Në mimikën e tij, sa munda të vërejta, dukej që ka një dakordancë të sigurt me PDK-në, por mund të ketë edhe një mosdakordancë me familjen Jashari, në kuptimin që ata nuk janë të gatshëm të marrin atë përgjegjësi. Logjikisht, pas takimit me PDK-në, kanë shkuar atje me siguri që mund të arrihet një ujdi mes PDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur Drenori.

Ai shtoi se, bazuar në gjuhën e trupit, “jo gjithçka dukej në rregull.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.