Gazetari Drin Ejupi i është bashkuar listës së Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasnqii përmes një video të publikuar në Facebook, njoftoi se Ejupi tashmë iu bashkua listës së PDK-së.
“Jemi të lumtur që sot Drin Ejupi po i bashkohet listës së Partisë Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet. Një gazetar i dëshmuar, plot energji pozitive dhe me shumë ide e vullnet për t’u angazhuar për një Kosovë ma të mirë!”, ka shkruar Krasniqi.