Sport

Drita eliminon Dukagjinin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Gazeta10
06 Mars 2024 - 15:56

Drita ka fituar pas penalltive ndaj Dukagjinit pasi ndeshje e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 0-0 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka arritur të fitojë në Klinë ndaj Dukagjinit në një ndeshje shumë të luftuar, e cila fituesin e pa vetëm pas penalltive.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë dhe të luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat edhe rrezikuan disa herë.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, duke rrezikuar disa herë me anë të kapitenit Altin Mërlaku.

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, të dy skuadrat tentuan të fitonin ndeshjen, por më shumë të mos e humbin dhe kështu fituesi u desh të caktohej pas ekzekutimit të penalltive.

Në penallti më të saktë ishin mysafirët e Dritës, duke fituar me rezultat 4-3 dhe duke iu bashkuar Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.