
Ka përfunduar në barazim pjesa e parë në ndeshjën Drita – Ferizaj në Gjilan.
Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas humbjeve që pësuan në mesjavë para tifozëve të vet.
Drita humbi derbin me Prishtinën 1-2, derisa Ferizaj u turpërua nga Malisheva me rezultat 0-6.
Formacionet startuese për ndeshjen e sotme:
DRITA: Maloku; Krasniqi, Limani, Vitija, Bardhoku; Jashari, Namani; Baftiu, Kryeziu, Selmani; Simonovski.
FERIZAJ: Rexhepi; Halili, Qerkini, Cakolli, Manga, Edon Sadriu, Bardhi, Erion Sadriu, Kamara, Orana, Haxhimusa.