Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita fiton kryendeshjen e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës

Gazeta10
11 September 2022 - 16:54

Drita ka arritur të triumfoj në derbin ndaj Ballkanit me rezultat 0-2, raporton Gazeta10.

Me këtë fitore, Drita poashtu ia ka rrëmbyer pozitën e dytë në tabelë kampionit në fuqi të Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ‘Intelektualet’ kaluan në epërsi me anë të golit të shënuar nga sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski.

Goli I Simonovskit ishte i vetmi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi edhe një gol tjetër për ta vulosur fitoren, kësaj radhe golashënues ishte Besnik Krasniqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 11 pikë, ndërsa me këtë disfatë Ballkani zbret në pozitën e tretë në tabelë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.