Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Drita ka kualitet, mirëpo nuk po bën lojë të mirë” – Isufi me kritika për lojën e Akis Vavalis

Gazeta10
22 October 2023 - 23:28

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.

Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Bekim Isufi, ish-trajner i Dritës dhe analist i përhershëm i “Kampionët”.

“Drita ka kualitet, në bazë të cilësisë së tyre nuk po zhvillojnë një lojë të mirë. Drita me trajnerin e ri nuk po dëshirojnë vëmendjen, mendjen e ka te rezultatet pozitive pa lojë” – tha ai.

Tutje, ai foli për mënyrën e lojës që po e luan Drita.

“Drita po ndalet e po e lë kundërshtarin të luajë, po pret kundërsulmet dhe të ndëshkon më një gjysmërast, siç ndodhi në ndeshjen e sotme” – shtoi ai.

Në vazhdim e sipër, Bekim Isufi komentoi edhe tabelën aktuale të Superligës së Kosovës.

“Drita e Ballkani do të vazhdojnë luftën për vendin e parë, Llapi, Prishtina për vendet që dërgojnë në Evropë, gjersa tri vendet e fundit do të luftojnë mes vete për një vend në Superligën e Kosovës” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.