Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita triumfon në derbi, e mposht Prishtinën si mysafire

Gazeta10
22 February 2023 - 15:15

Drita ka fituar me rikthim 2-1 në udhëtim te Prishtina në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prishtina është thelluar edhe më shumë në krizë duke pësuar humbjen e tretë radhazi në sezonin pranveror.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat krijuan raste dhe shënuan nga një gol.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Jalen Blesa (34’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Besnik Krasniqi (43’) u tregua i saktë nga pika e bardhë për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Drita filloi furishëm duke gjetur shpejt golin e epërsisë, ndërsa Prishtina tentoi deri në fund, por pa sukses.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të me anë të Blendi Baftiut, i cili shënoi me kokë për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Drita ndan pozitën e parë me Ballkanin me nga 44 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita udhëton te Ferizaj, ndërsa Prishtina luan në udhëtim te Llapi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.