
Drita e ka shpërblyer me dy vite kontratë trajnerin e tyre aktual Zeko Ramadani.
Klubi nga Gjilani, i cili është vazhdimisht në maje të futbollit kosovar gjatë 10 viteve të fundit i ka dhënë besim Ramadanit edhe për dy vite të tjera.
“Puna e mirë duhet të vazhdojë! Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera”, thuhet në komunikimin zyrtar të klubit në rrjetin social Facebook.
“Besimi i klubit ndaj trenerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë. Së bashku për misione të reja!”