Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dronët nga Kosova, Bërnabiq thotë se do të rrëzohen nëse filmojnë sërish në Serbi

Gazeta10
02 November 2022 - 10:53

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nëse dronët nga Kosova do të filmojnë sërish në Serbi, atëherë ata do të rrëzohen, raporton Gazeta10.

Bërnabiq ka thënë se dronët kanë filmuar paraprakisht Zonën e Sigurisë Tokësore dhe dy kazerma.

Ajo ka thënë se për këtë është informuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se i njejti ka dhënë urdhër për mbrojtje.

“Ashtu është, dronët filmuan një pozicion në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe dy kazerma. Për këtë jam informuar nga Presidenti i Republikës dhe ka dhënë urdhër që të forcohet mbrojtja në ajër, e cila tashmë është një gjendje e përhershme. Nëse kjo ndodh përsëri, ne do të rrëzojmë të gjithë dronët. Nuk do të jepja më shumë informacion, presidenti do të thotë më shumë për këtë”, ka thënë Bërnabiq. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.