Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Dua Lipa fiton 64 mijë funta në ditë, ylli nga Kosova po bën miliona nga muzika e turnetë

Gazeta10
10 October 2026 - 22:30

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd, që përfshin të ardhurat nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale. Gazeta britanike përmend edhe Dukagjin Lipën, babain e këngëtares si menaxher i kompanisë në fjalë.

Sipas Daily Mail, kjo shumë i bie afërsisht 64 mijë funte në ditë, ndërsa vlera e kompanisë së saj vlerësohet në rreth 73 milionë funte.

Sukses të madh financiar ka shënuar edhe turneu i saj botëror “Radical Optimism”, i cili përfshiu 81 koncerte dhe gjeneroi rreth 162 milionë funte të hyra gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq, kompania Radical22 Live, e cila menaxhon financat e turneve, regjistroi 6.2 milionë funte fitim.

Përveç muzikës, Dua Lipa ka zgjeruar aktivitetin e saj në fusha të tjera, përfshirë bashkëpunimet me marka ndërkombëtare, biznesin e kujdesit për lëkurën dhe kompaninë e saj të prodhimit të filmave.

Sipas raportimeve, këngëtarja po përgatitet edhe për albumin e saj të katërt, ndërsa për vitin 2027 përflitet mundësia e një turneu të ri botëror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.