Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dugolli i VV-së: ‘UBO’ ju paska nxjerr punë LDK-së sepse luftën për vend të dytë me PDK-në s’do ta kenë të lehtë

Gazeta10
10 April 2024 - 13:17

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli përmes një postimi në Facebook ka publikuar një tabelë me përqindje ku shihen se cilat parti zënë vendin e parë të dytë dhe me rradhë nëse vendi shkon në zgjedhje.

Në tabelë shihet se Vetëvendosje sipas UBO-s, zë vendin e para, raporton Gazeta10.

Vendin e dytë sipas Dugollit do ta kenë të vështirë pjestarët e LDK-së pasiqë me përqindje janë përafërsisht të njëjta me PDK-në.

“UBO ju paska nxjerr punë këtyre të LDK-së sepse luftën për vend të dytë me PDK-në si duket nuk do ta kenë të lehtë. Kuptohet, kjo qe shohim këtu është pa diasporen. Nuk po dua të flas më shumë e çka do ndodhë kur t’i shtojmë edhe diasporën…”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.