
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se pamjet e sulmit ndaj të moshuares në Pejë, kanë qenë tronditëse dhe turp i madh.
Dugolli në Prime Time, më tej ka deklaruar se shpreson që të hidhet dritë ndaj këtij rasti, transmeton Gazeta10.
“Ishte rast tronditës, të gjithëve na ka goditë, pasi përvec të tjerash, ne shqiptarët, shoqëria në Kosovë, njihemi që i respektojmë të moshuarit, pra skena të tilla janë tronditëse, pra skena të tilla, ku janë këto vlera”, ka thënë fillimisht ai./Gazeta10