
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Erdin Hashani, Besian Beha, Bekim Shotani dhe Fisnik Ademi. Në lidhje direkte është i ftuar Tahir Batatina.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Fisnik Ademi, aktor dhe tifoz i flaktë i futbollit dhe kombëtares së Kosovës.
“Ne si kombëtare na mungon disiplina, na ka munguar edhe në ndeshjen e play-offit ndaj Maqedonisë së Veriut, po na mungon edhe tash.” – tha ai.
Tutje, Ademi foli edhe për ndeshjen ndaj Zvicrës e për gjendjen e Kosovës në këtë cikël kualifikues.
“Personalisht jam i kënaqur me pikët e marra ndaj Zvicrës në dy ndeshje, mirëpo fatkeqësisht s’kemi marrë pikë mjaftueshëm, besoj që do të vijë një kohë më e mirë për Kosovën” – shtoi ai.
Ademi pati një këshillë për lojtarët e FFK-në për ndeshjet në vazhdim.
“Duhet të japim shpirtin në fushë, një kualifikim në një kompeticion madhor duhet të ndodh në mënyrë që të shpaguajnë ato gjenerata që sakrifikuan për futbollin kosovar” – përfundoi ai.