Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dukagjini shënon fitore të thellë ndaj Malishevës

Gazeta10
05 November 2022 - 15:05

Dukagjini ka shënuar fitore të thellë ndaj Malishevës, me rezultat 4-0, shkruan Gazeta Olle.

Në minutën e 36-të Malisheva mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Bleart Tolaj u ndëshkua me karton të kuq kur rezultati ishte 0-0.

Pas kësaj, klinasit arritën menjëherë të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë me anë të Iljasa Zulfiut (45+3′), e më pas shënuan edhe tre herë të tjera në pjesën e dytë.

Golat në pjesën e dytë u shënuan nga Otto John (64′), Altin Merlaku (81′) dhe Blerind Morina (88′).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.